Ish-deputeti gjerman kritikon qasjen e vendeve të Quint-it ndaj Kosovës: E kanë gabim
03 tetor 2024
| 10:50
Reinhard Butikofer, ka kritikuar qasjen e shteteve perëndimore në raport me Kosovën.
Ai i ka cilësuar gabim veprimet e tyre ndaj Kosovës.
Ish-deputeti gjerman nga radhët e të gjelbërve, ka thënë se është inkurajuese pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në Forumin e Varshavës, me temë “Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”.
“Për të ftuar Albin Kurtin për adresim ishte një hap i mirë, i guximshëm dhe i domosdoshëm, duke sinjalizuar qartë se sa gabim është Quint-i në ostracizmin e tyre ndaj Kosovës”, ka shkruar Butikofer në “X”.