Ish-deputeti i LDK-së: Nëse Kuvendi nuk e ratifikon këtë marrëveshje do të hyjë në histori si legjislatura e turpit
05 janar 2021
| 11:57
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani, ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk e ratifikon marrëveshjen për dërgimin e FSK-së në misione ndërkombëtare, atëherë do të hyjë në histori si legjislatura e turpit.
“Nëse Kuvendi i Kosovës nuk e ratifikon marrëveshjen historike për dërgimin e FSK-së në misione ndërkombëtare bashkë me ushtrinë e madhe të ShBA-së atëherë kjo legjislaturë do të hyjë në histori si legjislatura e turpit”, ka shkruar Rugova në llogarinë e vet në “Facebook”.