Ish-deputeti i LDK-së shërohet nga koronavirusi

01 nëntor 2020 | 13:07

Ish-deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi – Leka, ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi.

Ibishi ka shkruar në profilin e vet në “Facebook” se pas ritestimit ka dalë negativ. Ndërsa ka falënderuar edhe stafin mjekësor të Klinikës Infektive për përkushtimin dhe shërbimet e ofruara gjatë kohës që po trajtohet në këtë repart.

Ai ka dhënë një porosi për gjithë qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHP-së.

Postimi i plotë i Ibishit:

Të dashur familjarë dhe miq,

Dje, pas ritestimit kam rezultuar negativ dhe tashmë jam i shëruar plotësisht nga Covid-19.

Falënderoj përzemërsisht personelin mjekësorë të Klinikës Infektive, për përkushtimi, profesionalizmin dhe shërbim etik, si ndaj meje, ashtu edhe ndaj të gjithë pacientëve tjerë.

Gjithashtu falënderoj, familjarët, miqtë dhe kolegët për interesimin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme.
Porosia ime është që t’i zbatoni masat mbrojtëse të IKSHPK-së dhe kontrollohuni me kohë në rast dyshimi në mënyrë që edhe reagimi të bëhet me kohë.

Shëndet të mirë për të gjithë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masat e reja të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë lidhur…