Ish-deputeti i LDK-së ‘thumbon’ kolegët: Silluni më shpesh kah partia
07 janar 2020
| 12:19
Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Imet Rrahmani, është shprehur i pakënaqur me mënyrën se si po funksionon kjo parti.
Rrahmani në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se zyrtarët e partisë duhet t’i mbajnë lidhjet me nëndegët, selitë e partisë dhe njerëzit që kanë ndikim dhe të mos aktivizohen vetëm në kohën kur bëhen listat e komisionerëve për zgjedhje.
“Për ata që janë ‘aktiv’ në parti vetëm kur bëhen listat e komisionerëve kam një propozim. Sillnu ka nëndegët, selitë, dhe thirrni në kafe njerëzit me ndikim. Mos thuni u zum në befasi.
Dimër i thatë, festa plot, besa edhe hajgare sa të duash. Kurrë su mbushëm mend!!!”, ka shkruar Rrahmani.