Ish-deputeti i LV-së: AKI-ja e di saktësisht për kë punon Dejona Mihali, për Kosovën nuk punon

04 shkurt 2025 | 11:12

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, afaristi Florin Krasniqi, ka thënë se beson që Dejona Mihali nuk punon për Kosovën dhe se “AKI-ja e di saktësisht për kë punon” ajo.

Në një deklarim për “Klan Kosova” të martën, Krasniqi ka thënë se në Vetëvendosje nuk mund të korruptohesh pa dijeninë e Mihalit dhe të shefit të partisë, kryeministrit Albin Kurti.

“Këtu vjedhjet janë të centralizume. Ato bëhen me dijeninë e Albinit. Nuk mundesh ti me vjedh në Vetëvendosje, pa dijeninë e tij. Unë e njoh mirë Martin Berishajt. Ai nuk mund t’i vjedh 5 euro, jo 5 milionë euro. Martini nuk është hajn. Martinin e kanë shti me vjedh. Ai është filozof, është studius, por është vegël. Absolut, Martini kurrë s’u kanë hajn, hajnat janë në zyre të Vetëvendosje. Edhe një herë po ju them, në Vetëvendosje nuk mund të vjedhësh pa kontrollin dhe urdhrin e Albin Kurtit”.

“Kur jam kanë deputet, rrogën time e kam nda për 4-5 aktivistë të LV-së. Është tragjike kur Kosova udhëhiqet prej Dejona Mihalit. Unë mendoj që AKI-ja e di saktësisht për kënd punon Dejona Mihali. Ajo nuk punon për Kosovën, por AKI-ja 100, për qind e di se për kënd punon Dejona Mihali”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se Vetëvendosje nuk financohet më nga donatorët, por nga dy burime të tjera: energjia dhe tenderët.

“Dy burime janë kryesore: energjia dhe tenderët një-burimor. Tenderët një-burimor janë prej 200 deri në 300 milionë që i kanë vjedh”, ka thënë Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, në fund të afatit kalimtar…