Ish-deputeti i LV-së ka një mesazh për LDK-në

25 janar 2021 | 08:53

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha i ka reaguar Lidhjes Demokratike të Kosovës pasi që kanë bërë të ditur sloganin e zgjedhjeve.

Basha në një shkrim në “Facebook”, ka thënë se shteti është shtet, kur nuk shet tokë dhe vë reciprocitet.

“Shteti është shtet …kur nuk shet tokë dhe vë reciprocitet”, ka thënë ai.

Ndryshe, dje LDK-ja, saktësisht kandidati i këtij subjekti për kryeministër, Avdullah Hoti ka bërë të ditur sloganin e zgjedhjeve. Ky slogan është “Shteti, shtet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës Kosova e Re…