Ish-deputeti i PDK-së viziton Veselin në Hagë

23 qershor 2022 | 16:24

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha, i ka vizituar ish-kryetarin e kësaj partie, Kadri Veseli, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Lajmin e ka bërë me dije, Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Fillova të ndihesha më mirë kur në një dhomë të veçanet e me një përqafim të ngrohët u përshëndeta me kryetarin Kadri Veseli. Ai me buzëqeshjen e tij, sharmin e tij dhe motivin e tij të lartë që ka gjithmonë ma krijoi përshtypjen qe nuk isha në atë ambient por sikur isha për vizitë në zyrën e tij në Kuvendin e Kosovës. E pyeta për presidentin, bacën Jakup, Rexhën dhe çlirimtarët e tjerë, fatmirësisht të gjithë ishin mirë dhe me motive të lartë”.

“Pata dëshirë që t’i takoj të gjithë por ishte e pamundur për shkak të kohës së shkurtër të vizitave që kishin. Gjatë takimit me kryetarin Veseli u hap dera dhe mendova që përfundoj koha e vizitës kur me një torte në dorë si në zakonet e Drenicës hyri Hysni Gucati i cili na nderoi shumë, në dalje takova edhe Pjetër Shalën”, ka shkruar Hoxha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski si dhe kryeministri…