Ish-deputeti i Vetëvendosjes, kandidat për drejtor të QKSUK-së

21 mars 2025 | 15:18

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për drejtor të QKSUK-së, në mesin e të cilëve është edhe një ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mirsad Shkreta ka kandiduar për pozitën e drejtorit të Qendrës Klinike Stomatologjike të Kosovës, shkruan gazeta “Shneta”.

Shkreta ka qenë deputet i LV-së në legjislaturën e kaluar dhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi, ndërsa në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk ka arritur të rizgjidhet pasi ka marr vetëm 10 213 vota.

Kishte një çelës| Mirsad Shkreta dyshon se pastruesja ia vodhi 50 mijë euro  dhe arin – Demokracia

Kandidate për këtë pozitë është edhe Zana Sllamniku-Dalipi.

Sllamniku-Dalipi është profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë. Ajo ka qenë prodekane për financa në vitet 2023-2024.

Gjithashtu, ajo mban pozitën e ushtrueses së shefes të Parodontologjisë dhe Mjekësisë orale në QKSUK.

Gazeta e ka pyetur Sllamniku-Dalipin se çfarë lidhje familjare ka me Luan Dalipin, shefin e kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, dhe nëse kjo lidhje mund të ndikojë në përzgjedhjen e saj, por ajo nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara përmes ‘e-mail’ adresës.

Kandidat në këtë konkurs është edhe Kastriot Meqa, i cili ka udhëhequr këtë institucion deri para pak ditësh.

Aida Namani-Rexhepi gjithashtu kandidate, ka mbajtur pozitën e drejtoreshës mjekësore. Namani-Rexhepi gjithashtu ka qenë anëtare e Bordit Drejtues të ShSKUK-së në vitet 2021-2024.

Kandidati i fundit është Shqiprim Bajrami, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve shëndetësor në QKSUK.

Ndryshe Bordi dje e ka emëruar edhe komisionin përzgjedhës për konkursin për drejtor të Qendrës Klinike Stomatologjike dhe qendrave të shëndetit mendor.

Në komision janë vendosur: Ardian Shefiu kryesues, dhe anëtarët Gëzim Murseli, Fikret Arifi, Hasan Ajeti dhe Niman Bardhi nga Ministria e Shëndetësisë.  /Shneta

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rrjet është bërë virale një video teksa Loredana shihet…