Ish-deputeti i Vuçiqit: Serbët e Kosovës për disa para vazhdojnë t’iu shërbejnë kriminelëve

12 mars 2025 | 13:56

Dragan Shormaz, ish-deputet i Kuvendit të Serbisë nga radhët e partisë SNS i ka kritikuar serbët e Kosovës se për disa para po marrin pjesë në protestat në Serbi, në përkrahje të presidentit serb Aleksnadar Vuçiq.

“Përveç disa studentëve, shumë llum, kriminelë, beretat e kuqe të shkatërruara… në ‘Parkun Pionier’ kanë arritur edhe serbët e porositur nga Kosova! Për disa të kuqe (para) të ditës, vazhdoni të shërbeni për kriminelët që ju kanë përdorur gjatë këtyre viteve për t’iu mbushur xhepat atyre dhe atij me para të gjelbra! Mjerim.”, ka shkruar ai në X.

Reagimi Dragan Shormaz vjen si rezultat i lajmeve se pjesëtarë të njësitit famëkeq të ushtrisë serbe, “Beretat e Kuqe” janë parë të martën në kampin para Presidencës së Serbisë në mbështetje të atyre që “kundërshtojnë bllokimin e fakulteteve”.

Një prej tyre ka qenë ish-koloneli Goran Radosavljeviq – Guri, emri i të cilit lidhet me masakrën e Reçakut dhe vrasjen e vëllezërve Bytyçi.

Shembja e një pjesë të çatisë në një stacion të trenit në Novi Sad, që la të vdekur 15 persona, çoi Serbinë në protesta. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka akuzuar shërbimet e jashtme se qëndrojnë prapa protestave, ndërsa dorëheqje deri tash kanë dhënë kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe kryetari i Novi Sadit Milan Gjuriq.

Protestat në Serbi kanë hyrë në muajin e pestë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Paris St Germain, Luis Enrique ka thwnw se…