Ish-deputeti Ismaili, pyet Kurtin: Qeta policë e forca speciale a janë produkt i qeverive të dështueme të 20 vjetëve

25 shtator 2023 | 21:51

Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fisnik Ismaili, i cili atëherë ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo e cila aktualisht është në pushtet, ka pyetur se këta policë e forca speciale a janë produkt i qeverive të dështuara të para 20 viteve.

Këtë pyetje Ismaili e ka bërë pasi shumë herë qeveria aktuale i ka akuzuar qeveritë e mëhershme si shkakun kryesor për dështimin e segmenteve të ndryshme në Kosovë.

Ish-deputeti Ismaili ka ironizuar me këtë, ku përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar:

“Qeta policë e forca speciale tash a janë produkt i qeverive të deshtueme të para 20 vjete, e trashigëmi e UÇK-së, apo kanë pikë prej qiellit pardje?”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Mirena, gazetar, ka thënë në Pressing se Qeveria e…