Ish-deputeti Pacolli: Të solidarizohemi me vëllezërit tanë në Shqipëri
Ish-deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Islam Pacolli, ka thënë se të gjitha institucionet e Kosovës duhet të solidarizohen me shtetin shqiptar, pas tërmetit që goditi Shqipërinë.
“Si qytetar i Republikës, si ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, shpreh gatishmërinë time të plotë të jem në shërbim të kombit tim, e njëkohësisht i bëjë thirrje të gjitha institucioneve, qeverisë, Kuvendit e subjekteve politike që të koordinohemi bashkë e të solidarizohemi me vëllezërit tanë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Islam Pacollit:
I nderuari President i Republikës së Shqipërisë shkëlqesia juaj z.Ilir Meta.
I nderuar Kryeministër i Shqipërisë z.Edi Rama
Të nderuar vëllezër shqiptar e kosovar që jetoni atje.
Tërmeti i mbrëmshëm që goditi Shqipërinë, e që për pasojë la shumë të lënduar në mesin e tyre edhe fëmijë, më preku thellë.
Si qytetar i Republikës, si ish-deputet i Kuvendit të Kosovës shpreh gatishmërinë time të plotë të jem në shërbim të kombit tim, e njëkohësisht i bëjë thirrje të gjitha institucioneve, qeverisë, kuvendit e subjekteve politike që të koordinohemi bashkë e të solidarizohemi me vëllezërit tanë.
Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë që familjeve të cilat janë prekur nga lëkundjet të iu dalim në ndihmë.
Të gjithë të lënduarve u dëshirojë shërim sa më të shpejt.
Islam Pacolli
Ish-deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës
/Epoka e re/