Ish-deputeti Sejdiu, qytetarëve: Mos ta humbim ‘ndeshjen’ në minutat e fundit

03 prill 2020 | 19:51

Ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, Dardan Sejdiu përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka kërkuar nga qytetarët që të përmbahen dhe të kenë kujdes keto ditët në vijin, që mos të ekzpozohen dhe të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi.

Sejdiu ka marr shembull kombëtaren e Shqipërisë në futboll e cila për 85 minuta të çdo loje ishte fenomenale, dhe disi krejt papritur 5 minutat e fundit binte koncentrimi, dhe humbja ishte e zakonshme.

Postimi i plotë i Dardan Sejdiut:

Ka qenë një periudhë kohore kur kombëtarja e Shqipërisë në futboll për 85 minuta të lojës ishte fenomenale, dhe disi krejt papritur 5 minutat e fundit binte koncentrimi, dhe humbja ishte e zakonshme.

Po shpresoj shumë që sjellja jonë keto 2 javë nuk i perngjanë dukurisë së futbollit, ku 5 minuta para se me perfunduar loja relaksohemi dhe e humbim ndeshjen.

#rriNshpi, edhe pak ditë besoj ka deri në perfundim të fazës kritike, ndihmoje veten, familjen dhe shoqerinë në përgjithësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë kohës sa zgjatë pandemia, në shumë klinika në QKUK…