Ish-deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Qasja e Vuçiqit mund të sjellë luftë qytetare

05 mars 2025 | 07:52

Trazira ndodhën dje në Kuvendin e Serbisë.

Tym e flakë, u pa brenda sallës e krejt kjo u shkaktua nga opozita atje, në kundërshtim të politikës së presidentit Aleksandar Vuçiq.

Në fillimet e seancës shumica parlamentare miratoi rendin e ditës me 62 pika, përshirë atë për ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë, dhe konstatimin e dorëheqjes së kryeministrit Millosh Vuçeviq.

E krejt për këtë ngjarje, në Klan Kosova foli edhe ish-deputeti në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani.

Sipas Hasanit, qasja e Vuçiqit do të sjellë luftë qytetare atje.

“Sepse është mjaft kokëfortë. Edhe Ana Bërnabiq është kokëforte dhe shoviniste”, deklaroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konglomerati me bazë në Hong Kong, “CK Hutchison Holding” i…