Ish-deputetja Besa Ismaili: Kurti, legjendare, i ka vetëm mashtrimet
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka theksuar se sa të dëshpëruar janë këta pushtetarë, tregon edhe prezenca e dy këngëtarëve shumë të respektuar të Kosovës të martën në Kuvendin e Kosovës, në seancën solemne për nder të “Epopesë së UÇK-së”.
“Sado ikonike të jenë këngët e performuara, ato nuk mbulojnë dot dështimet dhe tendencat e këtij pushteti. Pushteti i Kurtit nuk dëshiron që në Kuvend të shfaqen pamjet e luftës në Kosovë, nga frika se aty mund të shihen udhëheqësit kryesorë të saj. Pushteti i Kurtit nuk do që në Kuvend madje të shihen apo të dëgjohen as familjet e personave të pagjetur për të cilët jo që nuk solli zbardhje të fatit të tyre por nuk e bëri as më të voglën përpjekje në këtë drejtim”, ka shkruar në “Facebook” ish-deputetja Ismaili.
Ajo ka thënë se Kurti edhe mund të pandehë se historia mund të rishkruhet apo që lavdia mund t’i përshkruhet, por nuk mundet.
“Kurti, legjendare, i ka vetëm mashtrimet”, ka shkruar Ismaili.