Ish-deputetja Besa Ismaili viziton motrën Smila për Krishtlindje: Përkujtim për dashurinë që të gjithë duhet të japin
25 dhjetor 2024
| 15:13
Me rastin e festës së Krishtlindjes, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka vizituar motrën Smila, me të cilën ka pirë kafe e ka biseduar, si një përkujtesë për dashurinë që të gjithë duhet të japin.
Ismaili ka uruar gjithë të krishterët me rastin e Krishtlindjeve dhe ka shkruar se motra Smila është shembull i mirësisë dhe kujdesit.
“E dua këtë shpirt të pastë e inspirues për të gjithë ne me shembullin e saj të mirësisë dhe kujdesit. Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë të krishterët! Paqe dhe dashuri nga Kosova për botën”, ka shkruar ish-deputetja.
Besa Ismaili është kandidate për deputete në listën e PDK-së me numrin 41.