Ish-deputetja Dërguti: Gjykimin e rastit të Ferizajt e duam publik

24 gusht 2021 | 14:26

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka reaguar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj.

Ajo ka thënë se gjykimi i këtij rasti duhet të jetë publik në transmetim të drejtpërdrejtë.

“Gjykimin e rastit të Ferizajt e duam publik, në transmetim të drejtpërdrejtë!”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Policia e Kosovës tashme ka arrestuar dy të dyshuarit A.S. dhe D.K. për vrasjen e 18-vjeçares M.O. në Ferizaj.

Sipas raportimeve, viktima kishte qenë e martuar që dy muaj me D.K dhe është raportuar se ndaj saj është ushtruar dhunë.

Lidhur me ketë rast në Ferizaj, sot në këtë qytet u mbajt një protestë, që u organizua nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pushues është mbytur ndërsa lahej në plazhin e Golemit.…