Ish-deputetja e LDK-së aderon në Vetëvendosje

07 gusht 2022 | 13:16

Ish-deputetja e LDK-së, ish-kryesuesja e Kuvendit Komunal të Lipjanit dhe drejtoresha e Shëndetësisë, Vlora Hajnuni nga sot i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Paparaci.

Lajmin e bëri të ditur deputeti i LVV-së, Adnan Rrusteni nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”.

Ai i uroi mirëseardhje Hajnunit teksa shtoi se ardhja e saj në LVV është kontribut i rëndësishëm.

“Bashkë me disa nga asamblistët e aktivistët e Lëvizjes, i uruam mirseardhje Vlorës e gatishmëri të plotë për të punuar bashkërisht në fuqizimin e Vetëvendosjes e ofrimit të alternativës për Lipjanin”, u shpreh Rrustemi.

“Në këto ditë të zgjedhjeve të brendshme, po shtojmë radhët organizative e po krijojmë hapësirë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për të mirën e vendit e komunës sonë. Ardhja e Vlorës është kontribut i rëndësishëm e së bashku do të punojmë që Lëvizja të jetë Organizata më e fuqishme ashtu siç e ka edhe mbështetjen e madhe”, shkroi ai.

“Organizimi në Lipjan është i nevojshëm më shumë se kurrë më parë, duke mobilizuar profesionistë të ndryshëm e aktivistë që e duan progresin. Padyshim në këtë mes, organizimi i vajzave e grave është sa i rëndësishëm po aq edhe i domosdoshëm”, përfundoi ligjvënësi i pushtetit, teksa shpërndau disa fotografi nga kjo ngjarje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me vizitën në Tajvan të zëdhënëses së Dhomës së Përfaqësuesve,…