Ish-deputetja e LV-së tallet me Kurtin për asociacionin
02 shkurt 2023
| 16:21
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, e cila së fundmi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka thënë dy fjalë pas debatit të sotëm në Kuvend lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kryeministri Albin Kurti ka bërë i publike gjashtë kushte për të pranuar asociacionin të cilin e kishte kundërshtuar kategorikisht kur ishte në opozitë.
Opozita aktuale e ka akuzuar Kurtin për ndryshimin e qëndrimeve të tij, duke e pranuar asociacionin.
Një reagim të ngjashëm ka bërë edhe Shqipe Pantina.
“Po kalojka, po kalojka, edhe tuj knu madje! Nejse emrin banë me ja nderru. Kryeministër #hipokrizi dhe #hajgare”, ka shkruar Pantina në “Facebook”.