Ish-deputetja e Nismës i bashkohet AAK-së

11 janar 2021 | 15:29

Lideri i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se kësaj partie i është bashkuar ish-deputetja Shukrije Bytyqi, e cila ka qenë pjesë e Nismës Socialdemokrate.

“Nga sot familjes sonë të përbashkët politike, iu bashkua edhe ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Shukrije Bytyqi. Ajo ka përfunduar master në Shkencat Natyrore dhe do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e parakohshme, me propozim të degës së Aleancës në Malishevë. Znj. Shukrije, mirë se erdhe në Aleancë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…