Ish-deputetja e Nismës përkrah Isni Kilajn për kryetar të Malishevës
21 shtator 2021
| 19:31
Kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, ka bërë me dije se ish-deputetja e Nismës, profesoresha Shukrije Bytyçi, përkrah kandidaturën e tij për kryetar komune.
“Kuadrot e tilla janë mjaft të rëndësishme në rrugëtimin tonë për zhvillimin e Malishevës. Përvoja e saj si profesoreshë e deputete e fuqizon vizionin tonë. Është po ashtu një dëshmi shtesë se po i afrohemi çdo herë e më shumë fitores.Bashkë për Malishevën”, ka shkruar Kilaj në llogarinë e vet në “Facebook”.