Ish-deputetja e PDK-së komenton mosparaqitjen e Kurtit në Prokurorinë Speciale: Kurti po bën shou…
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar në lidhje me mosparaqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale, me gjithë ftesën që i ishte bërë javën e kaluar si dëshmitar në një rast, dhe ikjen e tij nga pyetjet e gazetarëve për mosparaqitje.
Ismaili ka shkruar në “Facebook” se nëse kryeministri ka përdorur frazën “po shkoj në koncert,” në vend të “po shkoj në prokurori”, është një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të drejtësisë.
Postimi i plotë i Ismailit:
Nëse kryeministri ka përdorur frazën “po shkoj në koncert,” në vend të “po shkoj në prokurori”, është një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të drejtësisë, duke u sugjeruar opinionit se veprimet e tyre janë të orkestruara dhe një shfaqje për publikun.
Por në fakt, shou është i tëri i kryeministrit!
Përgjigja e z. Kurti ka dy qëllime:
-ajo është gjuhë për të minuar besimin ndaj prokurorisë speciale dhe për të cilësuar ftesën për dëshmi si të motivuar politikisht.
-për të treguar fuqinë e tij mbi institucionale si udhëheqës vendi.
Ai u tha gazetarëve dhe qytetarëve: unë jam Cezari me këpucën e hekurtë. Në paçi çfarë të bëni, bëjeni.