Ish-deputetja e PDK-së mbetet jashtë Kuvendit

20 shkurt 2021 | 10:07

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili nga PDK-ja ka njoftuar se ka nuk ka arritur votat e mjaftueshme që të jetë deputete.

Ajo ka thënë se punën e saj me qytetarët për të drejtat e njeriut, do t’i vazhdojë jashtë Kuvendit.

“Një betejë e humbur për mua nuk është një luftë e humbur. Një kauzë e papërmbushur, nuk është kauzë e shuar. Një amanet i parealizuar për mua nuk është një përpjekje e zmbrapsur. Përkundrazi! Punët e dobishme në parlament dhe komision për të drejta të njeriut, do t’i vazhdoj tutje, me ju, pranë jush, asnjëherë papushuar”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca…