Ish-deputetja Ismaili bën thirrje për mobilizim të fuqishëm për t’i dënuar vrasjet ndaj grave
16 prill 2024
| 16:05
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka reaguar pas ngjarjes së sotme ku u vra në Pejë Gjyljeta Ukella nga bashkëshorti i saj.
Ismaili përmes një video-mesazhi të publikuar në “Facebook” me titull “Drejtësi. Paqe. Për Gratë e Kosovës. Për Kosovën!”, ka bërë thirrje për mobilizohem të fuqishëm për të dënuar vrasjet ndaj grave.
“Për të parandaluar këto vrasje dhe për të zhdukur dhunën ndaj grave në Kosovë, institucionet duhet të jenë në krye të detyrës. Duhet të punojmë që të shkëpusim këtë zingjir të dhunës që po ndodh në Kosovë”, ka thënë ish-deputetja Ismaili.
Video: