
Ish-deputetja Ismaili ia uron ditëlindjen Thaçit: Kosova pret me padurim t’i lind dielli përsëri!
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për ditëlindjen e 56.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se Kosova pret me padurim t’i lind dielli përsëri.
“Në peizazhin e sotmë të trazuar dhe të huajzuar politik, një figurë dallohet si një dritare e përmallimit dhe frymëzimit për të gjithë që vetidentifikohen me fatin e Kosovës. Ajo figurë nuk është tjetër veçse Hashim Thaçi. Guximi, mençuria dhe vizioni i tij për Kosovën është standard i lartë i vendosur, të cilin ata që nuk e arrisin dot, porsi dhelpëra me rrushin, e quajnë të thartë. Ndërsa Thaçi vazhdon të vuajë në burg, ai mbetet simbol i lirisë dhe shtetndërtimit, simbol i fatit të Kosovës. Kosova pret me padurim t’i lind dielli përsëri! E deri atëherë fryma dhe trashëgimia e tij jeton në zemrat tona si udhërrëfyes dhe inkurajues i veprimeve tona! Urime ditëlindjen President Thaçi!”, ka shkruar Ismaili.