Ish-deputetja Ismaili: “Rasti Dehari” duhet të jetë jo vetëm dështimi i kësaj qeverie, por edhe përgjegjësi kryesore e saj
08 prill 2024
| 21:47
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar në lidhje me rastin e Astrit Deharit.
Ajo ka theksuar se “Rasti Dehari” duhet të jetë jo vetëm dështimi i kësaj qeverie, por edhe përgjegjësia kryesore e saj, e cila ka rënduar shpresën për institucione të forta dhe shtetndërtim.
“Është shfrytëzuar elektoralisht thuajse gjithçka, vetëm për të na shpërfaqur gjuhën e shfajsimit në pushtet. Ministrja e protagonizmit së drejtësisë, në vend se të zbardhë rastin e zhdukjes së mostrave, sorollatë institucionet në diskursin e fajësimit e shfajsimit! Dhe kurrë, në asnjë moment, të përgjegjësisë dhe të drejtësisë”, ka shkruar ish-deputetja Ismaili në “Facebook”.