Ish-deputetja Ismaili: Udhëheqja e qeverisë nga Talat Xhaferi, një e arritur historike
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka uruar Talat Xhaferin për pozitën e kryeministrit të parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut.
Ismaili ka theksuar se udhëheqja e qeverisë nga ana e Talat Xhaferit është një e arritur historike jo vetëm për shqiptarët atje, por edhe për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin mbarë.
“Urime kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut! Udhëheqja e qeverisë nga ana e z. Talat Xhaferi është një e arritur historike jo vetëm për shqiptarët atje, por edhe për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin mbarë! Lidershipi dhe vizioni i z. Xhaferi hap rrugën për një të ardhme më të ndritur për të gjithë. I dëshiroj suksese në përballimin e sfidave, arritjen e unitetit dhe prosperitetit për të gjithë në Maqedoninë e Veriut!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.