Ish-deputetja Tërmkolli, Kurtit: Kështu është kur hyn n’mal pa sakicë
01 gusht 2022
| 11:17
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka komentuar shtyrjen e vendimit të Qeverisë në lidhje me reciprocitetin për targat dhe letërnjoftimet serbe.
Tërmkolli thotë se ishte një tërheqje taktike e kryeministrit Albin Kurtit, pasi sipas saj, kështu është kur ‘hyn n’mal pa sakicë’!”,.
“Ishte ‘tërheqje taktike’ e Albin Kurtit! Kështu është kur ‘hyn n’mal pa sakicë’! Serbia nuk po bën shaka!”, ka shkruar Tërmkolli.