Ish-deputetja ukrainase vritet në Lviv
20 korrik 2024
| 14:42
Një ish-deputete nacionaliste e parlamentit të Ukrainës e njohur për fushatat e saj të zhurmshme për të mbrojtur gjuhën ukrainase është vrarë në Lviv.
Policia nisi një kërkim të gjerë për personin e armatosur që dyshohet se kishte qëlluar Iryna Farion, 60 vjeçe, në një rrugë në qytetin perëndimor, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Guvernatori i rajonit, Maksym Kozytskyi, tha në Telegram se Farion kishte vdekur pasi u dërgua në spital. Ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko, kishte thënë më herët se të shtënat po trajtoheshin si tentativë për atentat.
Presidenti i vendit, Volodymyr Zelenskiy tha se po merrte raporte të rregullta mbi përpjekjet për kapjen e të armatosurit. Ai tha se çdo akt dhune duhet të dënohet.