Ish-dëshmitari i masakrës së Izbicës: Padrejtësi e madhe po iu bëhet djemve që na çliruan
Në mesin e mijëra qytetarëve që marshuan sot për drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre, të pranishëm ishin edhe shumë të mbijetuarë nga masakra të ndryshme që ndodhën në vend.
I mbijetuari i masakrës se Izbices, Milazim Thaçi tha për KP se padrejtësia më e madhe që po i bëhet tani Kosovës është me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Thaçi derisa tregon se me Millosheviçin janë ballafaquar sy me sy në Gjykatën e Hagës, shton se i ka thënë atij që Kosova asnjëherë nuk do të jetë pjesë e Serbisë.
“Kam qenë më 14 gusht 2022 me Sllobodan Millosheviçin, me kasapin e Ballkanit, që i ka vrarë 13 mijë e 600 persona, 20 mijë gra të dhunuara, mbi 1 mijë e 600 fëmijë prej 6 muajve deri në 14 vjeç… Dhe unë atij i kam thënë Kosovën t’i mos e ke kurrë përjetë, sepse Kosova është Shqipëri..1:17 Por, duhet me pas drejtësi për këtë vend, por padrejtësi të madhe po na bëjnë për djemtë tanë që e kanë çliruar vendin e sot me na mbajt peng, kjo është marre”, thotë Thaçi.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.