Ish-diplomati amerikan: Kadri Veseli dhe Thaçi ishin shokë të ngushtë, Veseli respektohej në radhët e UÇK-së
Ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, po vazhdon dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Hagës.
Ai sot po merret në pyetje nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson.
Byrnes ka folur për raportet mes Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
“Kështu është. Me sa më kujtohet mua kur isha në detyrë si përfaqësues i KDOM-it, kishim dëgjuar Veselin si emër ka qenë një person misterioz. Sepse na kishin thënë, kishte të dhëna se ai ishte shumë i afërt me Hashim Thaçin dhe kishin qenë shokë të ngushtë që në kohën kur ishin studentë. Ai ishte person shumë i respektuar në rangjet e UÇK-së. Por, kaq. Askush nuk fliste për funksionet dhe përgjegjësitë e tij”.
“Unë nuk e kam njohur z. Veseli. As nuk e kam takuar ndonjëherë. As nuk e kam idenë çfarë bënte. Ishin përhapur fjalë se ishte përfshirë në veprimtari zbulimi apo inteligjence, por përveç kësaj”, ka thënë Byrnes.