Ish-diplomati Bashkurti: S’ka thyerje të marrëdhënieve strategjike Kosovë-ShBA
Për ish-diplomatin Lisen Bashkurti, nuk ka ndonjë thyerje mes marrëdhënieve strategjike mes ShBA dhe Kosovës.
Bashkurti thotë se kjo vjen edhe për shkak të zhvillimeve të fundit siç janë rotacioni i thellë i pushtetit në Kosovë dhe zgjedhjet e reja që priten në Serbi.
Nga ana tjetër, nënvizoi se, institucionet e reja në BE kanë pak që janë konstituar kurse dhe në SHBA priten zgjedhjet presidenciale dhe ka dinamikë deklaratash.
Të gjithë këto tha ish-diplomati kanë sjellë një dinamikë të re në zhvillimet e fundit.
Ndërprerja e negociatave Serbi-Kosovë për gati një vit e gjysmë dhe ndërhyrja e palëve të treta në këtë dialog, e bën të vështirë sipas ish-ambasadorit rifitimin e besimit për të dialoguar sërish.
“Vendosja e taksës ishte e imponuar, nga kokëfortësia e Serbisë, revanshi në marrëdhëniet ndërkombëtare”, u shpreh Bashkurti. duke e cilësuar vendimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si racional.
Ai thotë se, roli i presidentit Hashim Thaçi nuk do të jetë përcaktues, pasi nuk ka kompetenca Kushtetuese për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.
“Në Kushtetutën e Kosovës, institucioni që e përgatit dhe zbaton politikën e jashtëm është qeveria. Presidenti i Kosovës nuk ka status për të përgatitur dhe firmosur marrëveshje të jashtme”, ka thënë Bashkurti.