Ish-diplomati kosovar: Kurti duhet të ndryshoj qasjen ndaj SHBA-ve, në mënyre që të parandaloj çfarëdo dëmi për Kosovën!
Deklaratat e kryeministrit Kurti për hapjen e Urës së Ibrit sollën një reagim të fortë ndërkombëtar.
Në Kosovë ‘zbarkoi’ pak ditë më parë drejtori i CIA-s, William Burns, që si duket përcolli mesazhe të qarta rreth kësaj çështjeje.
Por, pa kaluar pak ditë nga kjo vizitë, Policia e Kosovës, njoftoi për mbylljen e institucioneve paralele në veri të vendit.
Kjo solli një ditë më pas edhe shtimin e forcave të KFOR mbi Urën e Ibrit, megjithëse u tha se ishte një ushtrim rutinor.
Një deklaratë e fortë erdhi edhe nga Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën, Jim O’Brien.
Ai i bëri thirrje kryeministri Kurti që të konsultohet në lidhje me veprimet që ndërmerr dhe të mos e ndikojë negativisht partneritetin Kosovë-SHBA.
“Siç e bëri të qartë ambasada e SHBA-së në Kosovë se SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka shkruar ai.
Por çfarë pritet t’i sjellë Kosovës një qasje e tillë nga kryeministri Kurti.
Diplomati, Avni Arifi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se është interes nacional i Kosovës mbajtja e raporteve me SHBA në nivelin më të larte te mundshëm.
Arifi tha se shqyrtimi i bashkëpunimit me MPB-në dhe akuza per instrumentalizim te Policisë, cënojnë seriozisht nivelin e bashkëpunimit.
“Është interes nacional i Kosovës mbajtja e raporteve me SHBA në nivelin më të larte te mundshem. Shqyrtimi i bashkëpunimit me MPB-ne dhe akuza per instrumentalizim te Policisë e cenojnë seriozisht nivelin e bashkëpunimit në tema të sigurisë dhe ngritjes së kapaciteteve policore ku SHBA ka pas rol esencial qen nga fillimi. Policia e Kosoves është ndertu ne Policinë ndoshta më profesionale në rajon sepse ne kemi pas mbeshtetje Amerikane te te gjitha formave qe nga krijimi i saj” tha Arifi për “Gazeta Blic”.
Ai potencoi se Kurti duhet të ndryshoj qasjen ndaj SHBA-ve dhe të rindertoj raportet me ta, në mënyre që të parandaloj çfaredo dëmi për Kosovën.
“Kurti duhet te nderroje qasjen ndaj SHBA dhe te rindertoj raportet me ta në menyrë qe te parandaloj çfaredo demi per Kosovën” tha Arifi në përgjigjen e tij për “Gazeta Blic”