Ish-diplomati: Në mungesë të ndonjë storje suksesi, vëmendja po zhvendoset në veri

22 gusht 2024 | 20:45

Ish-diplomati, Blerim Canaj në Klan Kosova ndër të tjera ka folur edhe për situatën në veri të vendit.

Ai ka thënë se vëmendja po zhvendoset në atë pjesë të vendit, siç u shpreh ai, në mungesë të ndonjë storje suksesi.

“Në mungesë të ndonjë storje suksesi, po e zhvendosin vëmendjen në veri dhe tani kjozhvendosje e vazhdueshme e vëmendjes në veri, thjesht po shihet edhe si rrezik, për shkak se Kosova deri në vitin 2017, 2018 ka qenë promovim i paqes dhe i stabilitetit në Ballkan, nga vitit 2019 tanimë jemi çështje e sigurisë dhe natyrisht se nga Bosnja dhe Serbia ka vjen neve shefi i CIA-s për herë të parë në Kosovë”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë alpinistet kosovarë që janë ngjitur në Mont Blanc…