Ish-drejtori i FBI-së e krahason Trumpin me “shef të mafias”
Ish-drejtori i FBI-së, James Comey në librin e tij më të ri e akuzon presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump se është “joetik” dhe është i pavërtetë, duke e krahasuar atë me një “shef të mafias” që kërkon besnikëri absolute nga vartësit e tij.
Në librin i cili pritet të dalë në shtyp më 17 prill, por që disa media amerikane kanë arritur ta sigurojnë atë, Comey, të cilin Trump e shkarkoi rreth një vit më parë, thotë se presidenti amerikan jeton në një “realitet alternativ” dhe përpiqet që t’i tërheq aty të gjithë përreth tij, ka raportuar Washington Post.
Comey ka shkruar se takimet me Trumpin i kanë rikthyer në kujtesë ““karrierën time të mëparshme si prokurorë kundër organizatave mafioze”.
Comey ka shkruar se sipas tij, Trump nuk e ka ndenjën e asaj se çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar.