Ish-drejtori i Agjencisë së sigurisë ushtarake serbe për vrasjen e policit: Daçiqi e di se nuk është terrorizëm, po largon vëmendjen

18 korrik 2024 | 15:12

Momir Stojanoviq, ish-drejtor i Agjencisë së Sigurisë Ushtarake, ka thënë se ministri i MUP-it serb, Ivica Daçiq dhe Petar Petkoviq rastin e vrasjes së policit, ku dyshohet se është një shqiptar nga Kosova po e përdorin për të larguar vëmendjen nga tema të tjera si minierat e litiumit.

Daçiqi ka thënë për “RTS” se ka dyshime se ky është një sulm terrorist dhe një akt që vjen nga Kosova e nga strukturat shqiptare.

Ish-drejtori Momir Stojanoviq, duke komentuar akuzat e Daçiqit për dyshimin për një akt terrorist, ka thënë se ministri dëshiron ta largojë vëmendjen e publikut nga tema të tjera, si minierat e litiumit në luginën e Jadrës, raporton mediumi serb “Danas”.

Deklaratat e Daçiqit dhe Petkoviqit, si dhe më herët të presidentit Aleksandër Vuçiq, për terroristët dhe ekstremistët shqiptarë nga Kosova, të cilët janë kërcënim për stabilitetin dhe paqen, janë histori boshe për Stojanoviqin.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
residentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë samitit në Komunitetin Politik…