Ish-drejtori i Ballkanit: Kemi potencial ta mposhtim Feronikelin
Ish-drejtori i skuadrës së Ballkanit, Avni Bytyçi ka folur pas një kohe të gjatë për skuadrën e tij të zëmrës.
Ai nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka thënë se Ballkani sot do të shënon fitore ndaj Feronikelit, derisa iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Suharekës që ta përkrahin sa më shumë skuadrën e Ballkanit.
“Sot luhet loja kampionale në mes FC Ballkanit vs KF Ferenikelit me fillim nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Therandë. Urojë, shpresoj dhe besoj në fitore të FC Ballkanit. Qytetarë, sportistë, tifozë të dashur klubi jonë, FC Ballkani i ka të gjitha kapacitet për të triumfuar si në këtë ndeshje, po ashtu edhe për shpalljen kampion që sa shumë e kërkuam për disa vite me radhë, edhe pse e merituam titullin kampion, por në futboll asgjë nuk është absolute. Unë si sportist i vjetër, kërkojë nga të gjithë suharekasit dhe me gjerë që ta përkrahim klubin tonë në aspektin moral, ta respektojmë, nderojmë e ta adhurojmë sepse ai është i yni, FC Ballkani. Kjo presidencë, ky organizim, këta sportistë meritojnë më shumë”, ka shkruar Bytyçi.
/Epoka e re/