Ish-drejtori i LV-së në Mitrovicë: Tre policët e kidnapuar të gjykohen për tradhti kombëtare
14 qershor 2023
| 17:19
Ish-drejtori i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fidan Ademi, kërkuar që tre policët e kidnapuar të mërkurën nga xhandarmëria serbe të përballen nga gjykata me akuza për tradhti kombëtare.
“Nuk ka asnjë arsyetim dorëzimi pa rezistencë”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.
Ai ka thënë se gjykimi për tradhti kombëtare i këtyre tre policëve do të shërbente si shembull që “asnjë zyrtar policor a ushtarak nuk guxon të dorëzojë armën me plot fishek te armiku”.