Ish-drejtori i Policisë: Plagosjet në Shtërpcë nga pjesëtari i FSK-së nuk janë bërë me armë zyrtare
09 janar 2023
| 23:08
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe deputeti i PDK-së Rashit Qalaj ka thënë se pjesëtari i FSK-së dy plagosjet në Shtërpcë nuk i ka bërë me armë zyrtare, por me armë personale, të cilën e ka pasur me leje.
“Incidenti ka ndodhur nga një qytetar i këtij vendi, i cili ka rastisur të jetë pjesëtar i Forcave të Sigurisë. Ai nuk e ka pasur armën zyrtare.
Ai ka pasur, me informatat që unë i kam, një armë tjetër me leje.
Por, ai nuk e ka shkaktuar incidentin në kapacitet të pjesëtarit të Forcave të Sigurisë së Kosovës”- ka thënë ai në emisionin #KallxoPernime.