Ish-drejtori sportiv i Interit: Kosova po ecën në rrugën e duhur për të ardhmen
02 tetor 2023
| 09:29
Ish-drejtori sportiv i gjigandit italian Inter, Marco Branca, në emisionin Sports Show në Klan Kosova, ka folur rreth vizitës së tij që po e zhvillon në Kosovë.
Branca gjatë kësaj kohe i përcolli disa lojë nga afër të seniorëve dhe të futbollistë të rinj e të talentuar.
Ai tha se Kosova po ecën në rrugën e duhur për të ardhmen.
“Jam i sigurt se federata e Kosovës, krejt çka po bëhet me talentët, po ua rregullon infrastrukturë, stadiumet, për ta bërë më të mirën për talentët, futbollistët e Kosovës.
Ish-futbollisti italian ishte i pranishëm edhe në derbin Dita-Gjilani, si dhe në dy ndeshje U-19 dhe dy ndeshje të tjerë të kategorive më të reja.