Ish-drejtuesi i Gjykatës së UÇK-së: Nuk kanë arsye të më thërrasin në Gjykatën Speciale
26 dhjetor 2017
| 22:58
Ish-drejtuesi i Gjykatës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sokol Dobruna, ka thënë se nuk është kontaktuar nga askush dhe nuk është marrë në pyetje si i akuzuar i mundshëm nga Gjykata Speciale.
“Vetëm nga shkrimet në media dhe kurrë nuk jam marr në pyetje. Nuk kanë arsye të më thërrasin në Gjykatën Speciale, por prapë po e them se gëzohem nëse më thërrasin”, ka thënë Dobruna në “Tv Dukagjini”.