Ish-eprori i UÇK-së dënohet me 14 vjet burgim
03 korrik 2019
| 16:57
Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda e ka dënuar me 14 vjet burgim të akuzuarit me iniciale R.Sh me pseudonim “Molla e Kuqe”, nga fshati Shirokë, Komuna e Suharekës, për veprën penale, krime lufte kundër popullsisë civile.
“Gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 14 vjetësh, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 24.05.2019 e deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi” është thënë në njoftimin e publikuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit.
Mediet lokale bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Remzi Shalën, ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës (UÇK). /Rel/