Ish-eprori i UÇK-së, Elmi Reçica bën homazhe pranë varrezave të dëshmorëve të kombit në Ferizaj
30 dhjetor 2024
| 13:30
Ish-eprori i lartë i UÇK-së, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica me bashkëpunëtor, në nderim të Ditës së Veteranit, ka bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve të kombit në Ferizaj.
Njoftimi i plotë i Reçicës:
Homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Ferizaj, me rastin e 30 Dhjetorit, Ditës së Veteranit të UÇK-së.
Në këtë ditë të veçantë, uroj të gjithë veteranët e luftës, të cilët me sakrificën, angazhimin dhe veprën e tyre heroike në luftën e drejtë çlirimtare, realizuan misionin historik të popullit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Urime Dita e Veteranit të UÇK-së!
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!