Ish-fubollisti i Çelsit që humbi jetën në Turqi nderohet mes lotësh dhe duartrokitjesh (video)
Ndeshja mes Njukastëllit dhe Liverpulit në Premier Ligë u hap me një homazh për ish-futbollistin ganez, Kristian Atsu i cili humbi jetën në tërmetin tragjik në Turqi.
Pasi u konfirmua vdekja e tij, ish-lojtari i Çelsit u nderua në stadium duke mbajtur 1 minutë heshtje në nder të tij.
Momenti i homazhit ishtë rrëqethës pasi në stadium ndodhej edhe bashkëshortja Marie-Claire Rupio, e shoqëruar nga fëmijët e tyre.
Gjithashtu edhe lojtarët e të dyjavë ekipeve duartrokitën dhe i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për Atsunë.
Rikujtojmë që 31-vjeçari ka qenë pjesë e disa ekipeve të mëdha si Çelsi, Porto, Everton, Njukastëll etj.
Liverpool and Newcastle paid tribute to 🇬🇭Christian Atsu but it's the shot of his wife and kids that will break you💔💔😢😢pic.twitter.com/SGxNhWsV7L
— George Addo Jnr (@addojunr) February 18, 2023