Ish-futbollisti anglez: Eksperienca e Ronaldos në United ka marrë fund
14 nëntor 2022
| 16:01
Jermaine Jenas insiston se eksperienca e Cristiano Ronaldos në Manchester United ka marrë fund.
Ish-futbollisti anglez thotë se “Djajtë e Kuq” nuk do t’ia japin më mundësinë yllit portugez të luajë në “Old Trafford” pas deklaratave të tij shokuese, përmes së cilave e akuzoi klubin e tij.
37-vjeçari theksoi se United e tradhtuan, ndërsa shtoi se nuk ka respekt për trajnerin Erik ten Hag.
Sipas Jenas, Ronaldo do të largohet nga klubi në muajin janar, duke nënkuptuar se ai nuk do të luajë me në “Teatrin e Ëndrrave”. Ndërkohë, drejtuesit e klubit do ta mbajnë një mbledhje urgjente, ku do ta marrin një vendim final, ndërsa pritet edhe ta gjobisin futbollistin.