
Ish-futbollisti anglez infektohet me koronavirus
10 prill 2020
| 13:50
Norman Hunter, fitues i Kupës së Botës në vitin 1996 me Anglinë dhe ish mbrojtës i Leeds Unietd, është shtrirë në spital, pasi ka dalë pozitiv në testet për COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të skuadrës të Leeds. Hunter ka luajtur 540 ndeshje për Leeds Unietd, ku shënoi 18 gola dhe u bë një legjendë e klubit.
Tani 76 vjeçar, Hunter skuadrës së Leeds i ishte bashkuar në moshën 15 vjeçare. Ai gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Bristol City dhe Barnsley.