Ish-futbollisti bëhet president i Gjeorgjisë

14 dhjetor 2024 | 22:00

Një ish-futbollist i Manchester City-t është emëruar president nga parlamenti i Gjeorgjisë. Emërimi vjen pas 17 ditësh protestash pro-BE që kanë përfshirë vendin.

Mikheil Kavelashvili, tani 53 vjeç, është ish-deputet nga partia gjithnjë e më autoritare në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe ishte i vetmi kandidat për këtë detyrë.

Të shtunën, 224 nga 225 anëtarë të kolegjit zgjedhor të Gjeorgjisë votuan për të.

Ndërkohë, katër grupet kryesore të opozitës në vend kanë kundërshtuar Kavelashvilin dhe kanë bojkotuar parlamentin, duke këmbëngulur se zgjedhjet e mbajtura në tetor ishin të manipuluara.

Turma të mëdha protestuesish, pavarësisht temperaturave të ulëta, u mblodhën jashtë parlamentit që nga orët e para të mëngjesit të së shtunës përpara votimit.

Presidentja pro-perëndimore e Gjeorgjisë në largim, Salome Zourabichvili, e ka dënuar zgjedhjen e Kavelashvilit duke e cilësuar si diçka absurde. Sipas saj, ajo drejton, institucionin e vetëm legjitim të Gjeorgjisë. /A2/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë patur një “kontakt të…