Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare gatuan ushqim për një spital në Francë
29 prill 2020
| 02:52
Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare Edvin Murati i cili ka luajtuar edhe në Francë për disa vite me skuadrën kryeqytetase Paris Saint Germain, ka bërë një gjest shumë të vlerësuar për të sëmurët e një spitali.
Ai së bashku me Alain Roche, ish-futbollist dhe Nikola Karabatiq, lojtar i skuadrës së hendbollit të PSG, kanë vendosur të ndihmojnë personelin e restorantit “L’Osteria”, në Francë, për të përgatitur dhe shpërndarë ushqime në spitalin e qytetit.
Ky gjest është vlerësuar nga të gjithë dhe kanë marrë falënderime të shumta, shkruan “oranews”
Rikujtojmë se Murati ka marrë edhe titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti Ilir Meta.