Ish-futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

16 shkurt 2025 | 16:51

Ish-futbollisti i Manchester Cityt, Nedum Onuoha, ka qene pjesë e një podcasti, ku zbuloi se si i marrin pagat yjet e futbollit, duke thënë se “të gjithë mendojnë gabim”.

Onuoha, një fëmijë i Manchester City dhe më vonë një lojtar me një shenjë serioze në futbollin anglez, është sot një ekspert i respektuar i futbollit dhe një mysafir i mirëpritur në emisionet televizive kushtuar Ligës Premier. 

Mbrojtësi nga Nigeria ishte i ftuar në një podcast në kanalin YouTube të James Allcott, ku zbuloi një sërë faktesh interesante. Ndër të tjera ai ka dashur të mësojë se si paguhen futbollistët. 

Ai zbuloi se të gjithë mendojnë gabimisht se pagat paguhen në baza javore, sepse normalisht rroga e një futbollisti llogaritet në bazë të asaj sa fiton në javë. 

“Ne paguhemi një herë në muaj. Është e çuditshme që flitet që ne paguhemi çdo javë. Të them të drejtën, edhe mënyra se si diskutohen kontratat tani, qofshin bonuse dhe shpenzime, është javore. Shumica nuk e dinë këtë, por ne nuk paguhemi çdo javë”, deklaroi Onuoha. 

Ish-mbrojtësi tregon se të flasësh për para në dhomat e zhveshjes është një temë “tabu” dhe askush nuk flet. 

Pas 95 paraqitjeve për Manchester Cityn, Onuoha u transferua në Sunderland, dhe më pas në Queens Park Rangers, ku la gjurmën e tij më të madhe.  

Ai luajti 207 ndeshje për QPR, përpara se të përfundonte karrierën e tij në MLS duke luajtur për Real Salt Lake City në vitin 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka sugjeruar që procesi i…