
Ish-futbollisti i Prishtinës prezantohet te Tirana
20 qershor 2023
| 10:18
Skuadra e Tiranës ka arritur të nënshkruaj me Gledi Micin, mbrojtësin që në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e kombëtares shqiptare.
32-vjeçari do ta vazhdojë karrierën e tij te klubi bardheblu pas një aventure 3-vjeçare me skuadrën e Prishtinës, me të cilën i përfundoi kontrata.
Ai ka qenë edhe pjesë e skuadrave të Apolonisë, Kamzës, Flamurtarit, Kukësit dhe Skënderbeut. Ai i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në Kosovë, ndërsa kampion është shpallur edhe në Shqipëri me Skënderbeun e Kukësin, por edhe me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut.
View this post on Instagram