
Ish-futbollisti i Prishtinës transferohet në Moldavi
24 qershor 2019
| 15:23
Ish-sulmuesi i Prishtinës, Liridon Latifi është larguar përfundimisht pas dy sezonesh nga Akademia Puskas.
Ai ka nënshkruar me Sheriff Tiraspolin e Moldavisë.
Latifi luajti për dy sezone në skuadrën hungareze duke regjistruar 27 paraqitje, kurse ai ka luajtur edhe për Prishtinën në Kosovë dhe Skënderbeun në Shqipëri.
/Epoka e re/